Prangoset i dënuari me pesë vite burgim për dhunim
Foto: Laura Hasani

Prangoset i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Kronika February 19, 2026 - 19:36

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë të kërkuarin me urdhër të gjykatës i cili ishte i dënaur me pesë vite burgim.

L.M  22- vjeç ishte i dënuar për veprën penale “dhunim”.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës

“Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës” njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë realizuar me sukses një urdhëresë aktive të gjykatës. Sot me datë 19.02.2026, është arrestuar personi L.M., (2004), në bazë të urdhëresës së Gjykatës, i dënuar me 5 (pesë) vite burgim për veprën penale “Dhunimi’”, thuhet në njoftimin e PK-së.