“Ishte në vendin e gabuar në momentin e gabuar”, detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Londër
Kronika
February 19, 2026 - 14:43
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi u godit me thikë dhe humbi jetën.
Loriku u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq në spital.
Lidhur me rastin tragjik ka folur bashkëvendësi i tij Sabri Agimi, i cili tha se ngjarja duket të ketë qenë fatkeqësi.
“Të dhëna se si ka shkuar deri aty dhe pse kanë ndejtur deri në ora një e gjysmë, për besë nuk di, por aq sa mund të di sipas gjasave është sikur thuhet edhe shprehja, në vendin e gabuar, në momentin jo të duhur, po shihet më shumë si rastësi sesa si rast me prapavijë”, tha ai. /klankosova