Dyshohet për ryshfet, një person ndalohet nga Prokuroria Speciale
Foto: Laura Hasani

Dyshohet për ryshfet, një person ndalohet nga Prokuroria Speciale

Kronika February 18, 2026 - 19:35

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, një person i identifikuar me inicialet E.L. është ndaluar për 48 orë nën dyshim për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.

Në një deklaratë për media, Prokuroria riafirmoi angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit:
“Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit,” thuhet në njoftim.