E bëri për spital zyrtarin policor, arrestohet një person në Drenas
Kronika
February 17, 2026 - 10:30
Gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar një person, pasi kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:35 në Drenas, raporton Zeri.info.
“Gllogoc, 16.02.2026 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri