Në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan gjashtë raste të dhunës në familje
Foto: Laura Hasani

Në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan gjashtë raste të dhunës në familje

Kronika February 15, 2026 - 09:26

Për 24 orët e fundit, në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, duke rritur shqetësimin për këtë fenomen në shoqërinë tonë.

Tri raste janë raportuar në Fushë-Kosovë, nga një në Obiliq, Vushtrri e Gjakovë.

Për këto raste tre persona janë dërguar në mbajtje, një gjendet në arrati, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Zeri.info.

Rastet e dhunës në familje janë këto:

Fushë Kosovë / 13.02.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Kosovë/ 14.02.2026 – 13:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti, i dyshuari m/k i ka sulmuar fizikisht viktimën f/k dhe vajzën e tyre. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Bresje / 14.02.2026 – 13:25. Dyshohet se ish bashkëshorti i saj i dyshuari m/k e ka kërcënuar verbalisht viktimën f/k. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Obiliq / 14.02.2026 – 21:30. Viktima f/k, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k i cili gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

Gjakovë / 14.02.2026 – 15:30. E dyshuara f/k pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.

Vushtrri / 14.02.2026 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.