Arrestohet i dyshuari që vendosi gurë në një rrugë të Klinës

Arrestohet i dyshuari që vendosi gurë në një rrugë të Klinës

Kronika February 13, 2026 - 18:13

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që hodhi gurë në rrugë në fshatin Sferkë të Klinës.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 22:45 stacioni policor u njoftua përmes një qytetari se në hyrje të fshatit Sferkë janë vendosur disa gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar veturën. Njësitë kanë marrë masat dhe sot është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë”.