Një person i lënduar nga aksidentit mes trenit e veturës në Prishtinë
Kronika
February 13, 2026 - 18:05
Gjatë së premtës është raportuar për një aksident në Prishtinë, ku u përfshinë një veturë dhe një tren.
Detaje për këtë aksident dha kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), Mirsim Beqiri.
Ai tha se në këtë aksident ka mbetur i lënduar një pjesëtar i FSK-së, shkruan Zeri.info.
“Ekipi kujdestar i KHAIA-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, theksoi Beqiri. /Zëri
