Prokuroria dhe Njësia e Krimeve Ekonomike me aksion në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak disa argjendari

Prokuroria dhe Njësia e Krimeve Ekonomike me aksion në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak disa argjendari

Kronika February 13, 2026 - 12:33

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë nga institucionet e rendit.

Në këtë operacion po marrin pjesë Prokuroria Themelore në Pejë, njësia e Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, cak i këtij aksioni janë argjendaritë që operojnë në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me arsyet e kontrollit ose nëse ka persona të ndaluar.