Aksident në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja

Aksident në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja

Kronika February 13, 2026 - 10:03

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesnatën e së enjtes në Tiranë.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, ku shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton euronews.