Vetaksident në Dren të Zubin Potokut, katër të lënduar

Vetaksident në Dren të Zubin Potokut, katër të lënduar

Kronika February 13, 2026 - 08:58

Katër persona janë lënduar pas një vetaksidenti në fshatin Dren të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të PK-së, në aksidentin e ndodhur të enjten ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare), të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri