Arrestohet një person në Novobërdë, dyshohet se e bëri për spital një femër
Kronika
February 13, 2026 - 08:34
Policia ka arrestuar një person, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:00, në Novobërdë, raporton Zeri.info
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale, dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, të cilën e kishte me leje përkatëse”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri