Tentim vrasjeje në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Tentim vrasjeje në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Kronika February 12, 2026 - 08:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 19:25 një person është qëlluar me armë zjarri nga dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë dhe bëhet e ditur që viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri

Raporti i plotë:

Vrasje në tentativë

Mitrovicë/ 11.02.2026 – 19:25. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar, ndërsa dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.