Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një 25-vjeçar
Kronika
February 11, 2026 - 20:38
Sonte rreth orës 19:26 është plagosur një person në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
I kontaktuar nga express, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu ka konfirmuar se i plagosur është një 25-vjeçar i cili po trajtohet.
“Në ora 19.48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”, tha Fazliu.