Armatim dhe pajisje ushtarake gjenden në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq
Gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar, pronë e një shtetasi serb, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar sasi municioni, pajisje dhe mjete ushtarake.
Sipas njoftimit nga Policia, janë sekuestruar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemën e Serbisë, një fotrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës automatike “AK-47”, si dhe një karikator tjetër me një fishek, transmeton Zeri.info.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar origjinën e mjeteve të konfiskuara dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.
Raporti i plotë nga Policia:
Leposaviq / 09.02.2026-14:29. Gjatë kontrollit në një shpi të pabanuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 59 fishekë kalibër i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të Serbisë, një fotrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë “AK-47” dhe një karikator tjetër me një fishek. Është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti.