Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Kronika
February 09, 2026 - 17:47
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat.