Intervistohen anëtarët e QNR-së në Drenas rreth dyshimeve për dallavere me vota
Kronika
February 09, 2026 - 11:01
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë së hënës ka filluar me intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për qendrën komunale në Drenas.
Sipas njoftimit, këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime me votat nga zgjedhjet e kaluara, shkruan Zeri.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim. /Zëri