30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Serbi

30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Serbi

Kronika February 08, 2026 - 12:29

Autoritetet gjyqësore serbe i kanë caktuar 30 ditë  paraburgim në Beograd shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanin i ndaluar para tre ditësh nga policia serbe.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërm të Llozhanit. “Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beogrard”, tha për një i afërm i ish ushtarit të UÇK-së.

Llozhani, ish ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë kur ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës./PortalinMagazina