Më pak aksidente në autostrada në janar krahasuar me vitin 2025
Kronika
February 08, 2026 - 11:33
Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë muajit janar të këtij viti ka zhvilluar aktivitete të ndryshme për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 68 aksidente, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është shënuar ulje e aksidenteve për -6.8%.
“Janë shqiptuar 6,709 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, janë konfiskuar 5 automjete, 18 automjete janë larguar nga trafiku dhe 44 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit”, thuhet ndër tjera. /Zëri