Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor
Foto: Laura Hasani

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Kronika February 07, 2026 - 22:48

Një aksident trafiku i ndodhur sot në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë ka përfunduar me një përleshje fizike mes pesë personave.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

Sipas tij, pas aksidentit, pesë persona janë përfshirë në përleshje, duke pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, ka thënë Pllana.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. /Zëri