I riu nga Drenasi vdes në aksident trafiku, Lladrovci ngushëllon familjen

I riu nga Drenasi vdes në aksident trafiku, Lladrovci ngushëllon familjen

Kronika February 07, 2026 - 21:19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për familjen Bajraktari pas vdekjes tragjike të Lirim Bajraktarit në një aksident rrugor.

Ai u shpreh i solidarizuar me dhimbjen e familjes, miqve dhe të afërmve, duke u shprehur mbështetje në këto momente të vështira.

“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të vështira”, shkruhet në komunikatën për media.

Lladrovci ka theksuar se humbja e të riut është e rëndë për familjen dhe për gjithë qytetarët e Drenasit.