Kërcënohet një gazetar në Prishtinë përmes rrjeteve sociale, rasti po hetohet nga Policia

Kërcënohet një gazetar në Prishtinë përmes rrjeteve sociale, rasti po hetohet nga Policia

Kronika February 07, 2026 - 08:26

Një gazetar ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe fyes përmes rrjeteve sociale nga një person i dyshuar.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 6 shkurt 2026, rreth orës 15:03, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ankuesi ka deklaruar se mesazhi i është dërguar përmes platformave sociale, duke përfshirë përmbajtje kërcënuese dhe ofenduese, transmeton Zeri.info.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar dhe mbetet nën hetime./Zëri