Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre të plagosur pas përplasjes së makinës me kamionin

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre të plagosur pas përplasjes së makinës me kamionin

Kronika February 06, 2026 - 15:06

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, raporton A2CNN.

"Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e Policisë.