Vdes këmbësori që u godit dje nga një veturë në Mitrovicë

Vdes këmbësori që u godit dje nga një veturë në Mitrovicë

Kronika February 06, 2026 - 10:14

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Mitrovicë të Jugut, ku si pasojë ka vdekur një 76-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në SHSKUK. Më vonë autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia. /Zëri