Arrestohet deçanasi, dyshohet se tentoi ta vriste babanë me sëpatë

Arrestohet deçanasi, dyshohet se tentoi ta vriste babanë me sëpatë

Kronika February 06, 2026 - 09:51

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit një të dyshuar për vrasje në tentativë në Deçan.

Policia ishte njoftuar të enjten nga QKMF-ja në Deçan se një person është duke u trajtuar pasi që kishte lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar menjëherë i është përgjigjur rastit, në vendin e ngjarjes është sekuestruar mjeti i fortë, i cili dyshohet së është përdorur në këtë rast.

Ndërkohë sot është arrestuar edhe i dyshuari, që sipas raportimeve është djali i viktimës e që ka sulmuar babanë me sëpatë, transmeton Zeri.info.

“I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë dhe hetuesve të Stacionit Policor në Deçan, sot më datë 06.02.2026, rreth orës 02:30, i dyshuari është arrestuar, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Zëri