326 gjoba në janar për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt
Foto: Laura Hasani

326 gjoba në janar për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt

Kronika February 06, 2026 - 08:55

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar masat ndaj shoferëve që përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit, duke e cilësuar këtë dukuri si një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas komunikatës së DRP-Ferizaj, gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çdo formë shpërqendrimi gjatë ngasjes dhe të fokusohen plotësisht në drejtimin e automjetit, duke theksuar se edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Ndërkohë, qytetarët ftohen të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut në:

  • Stacionin më të afërt të Policisë;
  • Përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”;
  • Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Policia garanton se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Zëri