Grabitje me thikë në një market në Fushë-Kosovë, në kërkim autori
Kronika
February 06, 2026 - 08:39
Një grabitje është raportuar të enjten mbrëma në Fushë-Kosovë, ku një person i maskuar, nën kërcënimin e thikës, ka grabitur një market.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 23:10. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Zëri