Policia sekuestron thika e boks të hekurt në shkollat e Vushtrrisë
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla dhe përreth tyre, Policia në Vushtrri në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata ka realizuar kontrolle në gjashtë shkolla (të mesme të larta dhe të ulëta) në territorin e komunës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga policia, gjatë realizimit të kontrolleve policore, në katër raste të ndara tek nxënës të ndryshëm janë gjetur dhe sekuestruar mjete të kundërligjshme, si një boks hekuri dhe tri mjete të mprehta (thika).
“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e PK-së.