Katër anëtarë të një familjeje shqiptare në Itali dyshohet se vdiqën nga helmimi me gaz

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare në Itali dyshohet se vdiqën nga helmimi me gaz

Kronika February 05, 2026 - 07:53

Katër anëtarë të një familjeje, që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një familje e tërë u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një shpërthimi i monoksidit të karbonit.

Sipas raportimeve të Tgcom24. po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa emrat e viktimave nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Alarmi u dha nga një i afërm i familjes, kur ai nuk mundi të kontaktonte asnjë prej anëtarëve, transmeton Klankosova.tv.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike.

Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Tgcom24.