Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve

Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve

Kronika February 04, 2026 - 15:03

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër personave të arrestuar të shtunën nga operacioni “Lockdown”, të dyshuar për trafikimin e armëve nga Kosova dhe tregtimin e tyre në Shqipëri.

Në qeli u lanë Gloris Nezaj, Renato Rumi, Klevin Caushi e Ardjan Caushi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë, raporton A2.

Në operacion u sekuestruan edhe tetë armë zjarri, municion, radio policie, jelekë multifunksionalë dhe celularë.