Policia arreston tre persona në Mitrovicë, iu gjetën 47 qese me drogë
Kronika
February 04, 2026 - 14:38
Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë.
Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramësh.
"Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së", thuhet në njoftimin e Policisë.