Bastisje në Leposaviq - gjenden armë, pjesë të uniformave dhe shtatë flamuj të Serbisë
Foto: Laura Hasani

Bastisje në Leposaviq - gjenden armë, pjesë të uniformave dhe shtatë flamuj të Serbisë

Kronika February 04, 2026 - 09:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një bastisje mbrëmjen e së martës në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, bëhet e ditur se në këtë shtëpi janë gjetur dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe shtatë flamuj të Serbisë.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Armëmbajtje pa leje

Leposaviq / 03.02.2026 – 21:15. Njësiti policor ka bërë bastisje në një shtëpi të pabanuar, në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe shtatë flamuj të Serbisë. Rasti është duke u hetuar. /Zëri