Aksident në qendër të Prishtinës, motoçiklisti goditi një polic dhe iku nga vendi i ngjarjes [foto]

Aksident në qendër të Prishtinës, motoçiklisti goditi një polic dhe iku nga vendi i ngjarjes [foto]

Kronika February 03, 2026 - 13:17

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se aksidenti, që ka ndodhur në rrugën “Garibaldi”, është shkaktuar nga një motoçiklist, i cili ka goditur një zyrtar policor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Janë siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Policia ka vendosur shirita të sigurisë në këtë pjesë të rrugës. /Zëri

Image

Image

Image