Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Kaçanik – Han i Elezit [video]
Një person është lënduar në një aksident trafiku në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hanit të Elezit.
Rreth orës 11:20 Policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës, për momentin rruga në dy korsitë është e bllokuar.
“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hanit të Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore, si dhe Njësitin e Trafikut Rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I lënduari është duruar në Emergjencën e qytetit të Ferizajt.