Një burrë u raportua i zhdukur, u gjet në Zveçan pas disa orësh me lëndime
Kronika
February 03, 2026 - 09:44
Një rast shqetësues është raportuar në Zveçan, ku një burrë i komunitetit serb ishte larguar nga shtëpia dhe për disa orë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti është paraqitur më 2 shkurt 2026, ku familjarët kanë njoftuar se viktima ishte larguar nga shtëpia më 1 shkurt rreth orës 11:30. Rreth orës 13:40 të së njëjtës ditë, ai është gjetur dhe është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar disa lëndime të lehta trupore, transmeton Zeri.info.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Zëri