U lëndua duke prerë një lis, vdes burri nga Rahoveci
Foto: Zëri / Ilustrim

U lëndua duke prerë një lis, vdes burri nga Rahoveci

Kronika February 02, 2026 - 08:51

Mesditën e ditës së diel një person është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Gjakovës, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, i njëjti ishte lënduar aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis në Rahovec dhe si pasojë nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Siç bëhet e ditur, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa Policia tashmë ka filluar hetimet.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Rahovec / 01.02.2026 – 15:32. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri