Zhduket një person në Bresje, Policia nis hetimet
Kronika
February 02, 2026 - 08:45
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës është raportuar i zhdukur një person që nga mëngjesi i 31 janarit të këtij viti, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor, i njëjti mëngjesin e 31 janarit është larguar nga banesa e tij dhe më nuk është kthyer.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Fsh. Bresje, Fushë-Kosovë / 31.01.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Zëri