I mituri arrestohet për të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, rasti u shpërnda në rrjete sociale
Kronika
January 31, 2026 - 08:51
Një i mitur është intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në Prishtinë, ndërsa pamjet e incidentit janë shpërndarë në rrjete sociale.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 2 janar 2026, rreth orës 10:00, ndërsa më 30 janar 2026 është intervistuar i dyshuari, një mashkull kosovar i mitur, i cili dyshohet për përdorim të armës së zjarrit dhe për përhapje të materialit në rrjetet sociale.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për të miturit. /Zëri