Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të kartelës bankare në Prishtinë, dëmtoi qytetarin për 2,400 euro
Kronika
January 31, 2026 - 08:38
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të kartelës bankare të një qytetari, përmes së cilës dyshohet se ka kryer pagesa në vlerë prej rreth 2,400 euro.
Sipas informatave zyrtare, rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, ndërsa më 30 janar 2026 është arrestuar i dyshuari, pasi ndaj tij është ngritur dyshimi i bazuar se ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme kartelën bankare të viktimës për përfitime financiare.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet e rendit për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e veprimeve konkrete të dyshuara./Zëri