Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

Kronika January 30, 2026 - 08:34

Sot nga ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmi për varrimin është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.

Po ashtu Policia e kryeqytetit kishte njoftuar para dy ditësh lidhur me rastin.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.