Kapet në Aeroportin e Prishtinës shtetasi i Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” pasditen e së mërkurës, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, ai është ndaluar, pasi gjatë procedurave të udhëtimit ka prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë, pa ndërhyrje:
Falsifikim i dokumentit
Aeroporti “Adem Jashari”, 28.01.2026, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri