Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, dyshohet se keqpërdorën kartela bankare
Dy persona janë arrestuar pasditen e djeshme në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.
Të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe "Keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”, shkruan Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit
Fushë-Kosovë, 28.01.2026, 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Zëri