Policia me aksion në veri të Mitrovicës, gjen sërish armë

Policia me aksion në veri të Mitrovicës, gjen sërish armë

Kronika January 28, 2026 - 19:03

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Mitrovicën Veriore kanë pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane, mund të gjendeshin mjete ilegale.

Gjatë kontrollit në këtë shtëpi është gjetur dhe sekuestruar:

Një karikator të zbrazet për arme te gjate;

Një bajonet;

Shishe plastike e mbushur me saqme;

Kapsula per fishek;

Sasi e barutit;

Nje rryp brezi ushtarak;

Nje mine kunder këmbësorik;

Pjese per mbushje te fishekeve;

Detonator per mine;

Targa te automjetit te ish Milicisë

Tre fishek te armës se gjuetisë;

Trembedhjet (13) fishek te kalibrave te ndryshem;

Dy (2) fishek te kalibrit 12.7 mm;

Dy (2) fishek te kalibrit 20 mm

Dy (2) gezhoja te kalibrit 12.7 mm;

Nje xhaket ushtarake dimerore;

Nje palë doreza ushtarake;

Kater kemisha te Policise se Serbisë.

“Pasi që ne deshmitë e gjetura është hasur material i rrezikshem eksplodues ne vend ngjarje kane dal edhe Njesia per trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME), te cilet nga vendi i ngjarjes kane terhequr sasinë e barutit, fisheket e kalibrit 12.7 mm si dhe 20 mm e po ashtu edhe minen kunder këmbësorik me detonatorin”, thuhet në njoftim. /Zëri