Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje në Fushë-Kosovë

Kronika January 27, 2026 - 15:19

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Çdo person që ka informacione lidhur me personat që shihen në fotografi, ftohet të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192, ose përmes adresës elektronike: [email protected]”, thekson Policia.