Mjekët e rrahur në QKUK përfundojnë në Polici, prokurori urdhëron hetimin e rastit

Mjekët e rrahur në QKUK përfundojnë në Polici, prokurori urdhëron hetimin e rastit

Kronika January 26, 2026 - 14:24

Policia është deklaruar në lidhje me rrahjen e dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ka thënë se rasti është iniciuar “Sulm”, derisa bëri të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhur në QKUK në Prishtinë. Duke u bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Sulm’”, tha Pllana.