Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren

Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren

Kronika January 26, 2026 - 09:47

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se janë duke u kryer bastisje në zyrat e kësaj ndërmarrjeje në Prizren.