Një person i lënduar nga rënia e fasadës së një objekti në Fushë-Kosovë
Kronika
January 25, 2026 - 22:47
Një objektit në Fushë-Kosovë i ka rënë fasada, për shkak të erërave të forta në vend.
Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Izja Mjeku, ka njoftuar se për shkak të rënies së fasadës ka pësuar lëndime një person dhe një veturë është dëmtuar, raporton Zeri.info.
“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF.
Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta”, thuhet në njoftim. /Zëri