Manipulimi i votave në Prizren, nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Masa është caktuar në katër seanca të mbajtura sot, ka njoftuar Prokuroria.
Sipas njoftimit 21 të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., iu është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit.
Një të pandehure, A.V., i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pasi dyshohet se ka kryer veprat “falsifikimi i rezultateve të votimit” dhe “marrja e ryshfetit”.
Ndërkaq i pandehuri G.P. në cilësinë e vëzhguesit, i është caktuar një muaj paraburgim pasi dyshohet për dhënie ryshfeti dhe kanosje.