Dyshohet se janë kapur 140 kilogramë eksplozivë në Jaglenicë të Zubin Potokut
Kronika
January 24, 2026 - 20:25
140 kilogramë eksplozivë dyshohet të jenë kapur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jaglenicë të Zubin Potokut, ka mësuar Klan Kosova nga burimet e saj.
Në këtë shtëpi, pos ekspozivit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë të tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe dy karikatorë të zbrazët.