Vdes një person në një aksident trafiku në Gjakovë

Vdes një person në një aksident trafiku në Gjakovë

Kronika January 24, 2026 - 15:37

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dah Polloshka” rreth orës 13:25, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur, raporton Zeri.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”

“Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”

“Në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rast "Hetim i vdekjes" dhe trupi i pajetë është dërguar për egzaminim mjeko-ligjorë”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Gjakovës. /Zëri

Image

Image