Vajza me probleme mendore vjedh një veturë me të cilën aksidentohet në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një veturë e vjedhur është përfshirë në një aksident trafiku.
Sipas Policisë së Kosovës, të premten rreth orës 19:40, një mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij me targa lokale ishte vjedhur nga persona të panjohur. Vetëm pak kohë më vonë, autoritetet kanë pranuar informacion se automjeti i vjedhur ishte aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit, e dyshuara – një femër kosovare me probleme mendore, e cila dyshohet se kishte marrë veturën – ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Zëri